Avokati i familjes së 3-vjeçarit: Në pamje çerdhja dukej më shumë si kamp përqendrimi se sa si institucion edukativ
Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 19 September 2023
Avokati i familjes së 3-vjeçarit që është keqtrajtuar në çerdhe, Rrahim Ajeti, në emisionin “Frontal” të T7 ka folur rreth këtij rasti.
Ai ka bërë të ditur se fëmiu ka qenë në një çerdhe private mirëpo atje nuk ka pasur probleme. Ai është regjistruar që dy javë në çerdhen publike “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, për shkak se prindërit nuk kanë mundur ta përballojnë çmimin e çerdhes private.
Ajeti tha se rrahja e 3-vjeçarit ka ndodhur të premtën, derisa tregoi se si më pas ka ndodhur rasti.
Ai tha se në pamje, ajo çerdhe është dukur më shumë si kamp përqendrimi se sa si institucion edukativ.
“Rasti ka ndodhur të premten, kur fëmiu ia dorëzojnë nënës, fëmiu ankohet se është rrahur nga mësueset por nëna nu ki beson derisa kur shkon në shtëpi e sheh që ka shenja të dhunës në trupin e fëmiut. Meqenëse ishte e premte, pas vikendit, nëna ka shkuar në kopsht për të marrë informacion mbi atë se çfarë ka ndodhur dhe kërkon ti jepen incizimet e kamerave ku shihet se ka pasur dhunë ndaj fëmiut, shihet që është tërhequr zvarrë dhe shihet një goditje e edukatores ndaj fëmijës kur e fut në atë dhomën ku ska kamera. Drejtoresha ka qenë bashkëpunuese, ka thënë se nuk e dimë gjithçka çka ndodh, por nëse ka ndodhë ndonjë keqtrajtim do të merren masa përkatëse dhe pastaj i është mundësuar t’i shohë incizimet. Në sekondin e 18-19 shihet se si një edukatore ia hedh ushqimin në tavolinë një fëmiu, siç i hidhet një kafshe. Ky trajtim nuk duhet të lejohet, ajo video më shumëdukej si një kamp përqendrimi se sa si një institucion edukativ. Fëmiu duhet të ketë ambient jo frike, të dhunës, por të lirë, në video nuk shihet se është një ambient i tillë. Pasojat janë të dukshme. Fëmiu ka shfaqë simptoma, është frikësuar natën, ka refuzuar të shkojë në çerdhe, i ka thënë nënës mos ta çojë as vajzën se e rrahin”, tha ai.
Të tjera
-
PDK prezanton Shahin Dervishajn, kandidatin për deputet me numër 77
Biznesmeni i njohur kosovar në Gjermani, Shahin Dervishaj është një prej kand...
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...