Avokati i 9-vjeçares që dyshohet se u godit me veturë nga Hajdari: Familja dyshon se ministrja po ndikon në zvarritjen e rastit
Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 06 September 2023
Që nga 8 dhjetori kur Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të realizojë një super-ekspertizë në rastin kur ministrja Rozeta Hajdari dyshohet se goditi me veturë një fëmijë, nuk është mbajtur asnjë seancë lidhur me këtë rast.
Nëse ky rast vazhdon të zvarritet, kjo lëndë rrezikon të parashkruhet, çka nënkupton se ministrja nuk do të dënohej fare për këtë rast.
Për të evituar një situatë të tillë, avokati i 9-vjeçares, Florim Shefqeti, ia ka dërguar Gjykatës tri urgjenca, me të cilat i ka kërkuar trajtim të rastit.
Zvarritja e rastit ka ngritur dyshimet e familjes së 9-vjeçares se po bëhet pikërisht për faktin se e dyshuara për këtë rast mban postin e ministres.
Ky dyshim i tyre kishte lindur qysh me klasifikimin e veprës penale si kundërvajtje.
“Ne e kemi pa në aspektin profesional me shqetësim se si ky rast nuk është inicuar si vepër penale rrezikim i komunikacionin me pasojë lëndim trupor dhe se a do të ishte i lehtë apo i rëndë do ta vlerësonte ekspertiza mjekësore, që për ne ka qenë e meta e parë e kësaj çështke. E natyrisht edhe te familja ka krijuar dilema nëse kjo nuk është bërë për vetë faktin që e pandehura ka qenë znj.Hajdari”, ka thënë avokati.
Dyshimet e familjes kishte rritur edhe fakti se prokuroria nuk kishte marrë as video-incizimet e kamerave afër rrugës ku ndodhi aksidenti. Këto pamje iu dorëzuan organeve të sigurisë dhe drejtësisë nga avokati i familjes së 9-vjeçares.
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi pohojnë se nëse gjykata nuk ndërrmerr asnjë veprim, ky rast do të parashkruhet në muajin prill të vitit 2024.
Sipas Gzim Shalës nga IKD, praktikat kur rastet e kundërvajtjeve, ashtu siç është klasifikuar edhe ky rast i aksidentit, parashkruhen janë të shpeshta. Një hulumtim i këtij instiuti, nxori në pah se brenda vitit humbin miliona euro për shkak të kësaj praktike.
Megjithëse nuk ka fakte se në rastin konkret, ministrja Hajdari ka shtrirë ndikimin e saj për prolongim të rastin, Shala thekson se ka vërejtur një tej-zvarritje të rasteve kur të dyshuar kanë qenë politikanët, çka thotë se krijon një imazh të një sistemi gjyqësor me standarde të dyfishta.
Dyshimin se lënda po zvarritet, sipas palës ankuese e përforcon edhe fakti se gjyqtares e cila ishte duke e trajtuar lëndën, iu ndërrua pozicioni, duke e lënë këtë lëndë pa gjyqtar./Klan Kosova
Të tjera
-
Tre nxënës të shkollës në Shirokë lëndohen nga sụlmi i qenit, reagon Policia
Tre nxënës të shkollës “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës janë lënduar nga ...
-
Podujeva mirëpret me një takim madhështor 11-shin e LDK’së, Xhafer Gashin
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, k...
-
William Walker me dedikim edhe për Besnik Tahirin: Do ta ruaj si frymëzim dhe tregim autentik të lirisë
Besnik Tahiri, kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka t...
-
Foshnja e porsalindur rrëmbehet në spital nga një grua që kishte gënjyer për 9 muaj se ishte shtatzënë, prindërit përjetojnë tmerrin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, k...
-
Ish-këshilltari i UNMIK-ut: Ka qenë e qartë se Thaçi ishte i lidhur me të gjitha çështjet politike
Ish-këshilltari i UNMIK-ut në Kosovë, Hansjeorg Strohmeyer, gjatë dëshmisë së...
-
Ndahet nga jeta gazetarja ukrainase që po jetonte së bashku me djalin në Prishtinë
Është ndarë nga jeta gazetarja nga Ukraina, Olga Priadko në moshën 51 vjeçare...
-
“Mes njerëzve të mrekullueshëm të Rezallës”, Dervishaj thotë se ky vend do të rritet e zhvillohet
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Ndalohet një veturë në Leposaviq, dyshohet se kaloi kufirin nëpër rrugët ilegale
Njësiti policor gjatë patrullimit në Leposaviq ka ndaluar një veturë me targa...
-
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sụlm kardiak, vdẹs një person në Suharekë
Një person derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor gjatë rru...
-
Raporti 24 orësh i Policisë: Shqiptohen afër 1700 gjoba, arrestohen 17 persona
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se...
-
Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%
Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznes...
-
”Besim, shpresë dhe një entuziazëm”, Ferat Shala ndan pamje nga mbështetja e madhe që po merr në tubimet zgjedhore
Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...