Lajme

Avokati Hooper: Do të kërkojmë lirimin e Thaçit me kusht

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 18 November 2020

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se do të synojë që ta mundësojë lirimin me kusht të klientit të tij.

“Në seancën e parë, javën që shkoi e tham qartë që nuk pranojmë në asnjë moment kriteret e nevojshme për burgosjen e zotit Thaci që parashikohet në nenin 41. Në këto rrethana është synimi ynë të aplikojmë për lirimin e tij me kusht. Modalitetet ose mënyrat se si duhet realizuar ky ushtrim, është të kemi nxjerrjen e plotë të argumenteve që u janë dhënë në dispozicion sa i takon urdhër-arrestit lidhur me rastin në fjalë. Kam marrë një version dhe në këtë dokumentacion ka redaktime të cuditshme, redaktime të tilla nuk mund të justifikohen. Referencat tregojnë për keq-sjellje të pretenduara të zotit Thacit dhe emrat e dëshmitarëve janë të redaktuara ndërkohë deklaratat e tyre janë të kuptueshme. Poashtu kërkoj që të gjitha provat të jenë të cituara në fund të faqes”, ka thënë Hooper.

“Ju keni të drejtë të dëgjoni të dyja anët, po mundohem të them t’ju jepni një mundësi atyre, të mund të jepet një parashtresë e plotë e gjendjes që të dimë cka mund të bëhet”, ka thënë tutje Hooper.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera