Avokati i Gojanit: Tentimvrasja ishte e planifikuar, s’ishte motivi te pasuria
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 25 February 2018
Avokati i gjinekologut Premtim Gojani – që u plagos gati dy javë më parë nga ish-dhëndri i tij – Arianit Koci ka hedhur poshtë pohimet se i dyshuari Faton Fetiu provoi të vrasë vëllain e ish-gruas për shkak të një kontesti pasuror të trashëguar.
Sipas Kocit, personi që u dorëzua pasi shkrepi tre plumba në drejtim të mjekut kosovar, para shtëpisë së tij, veprën e ka kryer vetëm për shkak se është kriminel dhe e ka paramenduar.
“I pandehuri e ka kryer këtë vepër të rëndë penale, për shkak se është kriminel, e jo për shkak se ka pasur ndonjë mosmarrëveshje rreth pasurisë apo trashëgimisë. Ai këtë veprim e ka planifikuar në herët dhe dashja e tij ka qenë vrasja e vëllait të gruas – Dr. Premtim Gojanit”, ka thënë Koci.
“Planin diabolik nuk e ka realizuar, jo pse nuk ka dashur, por pse nuk ka mundur. Fatoni ka shkrepur tre plumba në trupin e viktimës: një jë kokë dhe dy në pjesën abdominale”, ka shtuar avokati.
Tutje ai ka sqaruar se trashëgimia e cila u pretendua se ka qenë shkas i gjithë ngjarës që pasoi me plagosjen e Premtim Gojanit, është e nënës së gjinekologut dhe ish-gruas së të të dyshuarit, dhe se pas ndarës së këtij të fundit me motrën e Gojanit nuk ka se si ti takojë asnjë pjesë ë saj.
“Sa i përket trashëgimisë, motrat e Dr. Premtimit, ku bën pjesë edhe ish-gruaja e kryesit tē kësaj vepre, kanë hequr dorë nga pasuria në dobi të nënës së tyre, dhe pastaj nëna ia ka lënë pasurinë djalit të saj Dr. Premtim Gojanit”, sqaron avokati Arianit Koci.
“Sidoqoftë, pasuria e trashëguar, është pasuri individuale dhe nuk i nënshtrohet rregullave të ndarjes së pasurisë me rastin e shkurorëzimit. Bashkëshortëve iu takon në mënyrë të barabartë vetëm pasuria e krijuar gjatë jetës bashkëshortore”, shpjegon ai.
Ndryshe, pas plagosjes së mjekut Premtim Gojani, pranë shtëpisë së tij, Faton Fetiu, me prejardhje nga Gjakova, me nënshtetësi amerikane, është vetë dorëzuar në polici. Ngjarja kishte ndodhur mëngjesin e 13 shkurtit të këtij viti, në prani të vajzës së viktimës.
64-vjeçari Fetiu prej vitesh është i ndarë nga motra e gjinekologut. Ata janë prindër të disa fëmijëve që, po ashtu, jetojnë në SHBA.
Premtim Gojani kishte marrë plagë në kokë dhe brinjë, nga gjithsej tre plumba që i janë shkrepur.
Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një granatë dore e pashpërthyer, të cilën e kishte më vete i dyshuari. Granata ishte larguar nga njësiti i specializuar për çminim i Policisë. Burime brenda Policisë dhe Prokurorisë kanë treguar se kanë hapur edhe disa pista hetimi për Premtim Gojanin përfshirë edhe vepra të rënda penale që lidhem me të kaluarën e tij, raporton Express.
Po ashtu, PK-ja kishte njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar edhe armën e zjarrit me të cilin dyshohet të jetë përdorur gjatë plagosjes, një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...