Lajme

Avokati Berisha jep një vërejtje serioze për Policinë

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 21 December 2018

Avokati, Besnik Berisha ka dhënë një vërejtje për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka treguar për një arrestim që e ka parë në shesh e që sipas tij është shkelje e të drejtave të njeriut.

Berisha ka thënë se qytetari në temperatura të ulëta e veshur hollë mbahej në pranga mes dy policëve të cilët po e shoqëronin drejt Stacionit Policor në këmbë.

-Advertisement-

“Qytetari, pervec se merdhinte sepse ishte i veshur teper holle per temperaturen qe kemi sot, ai gjithashtu, kunderligjshem dhe ne shkelje te parimit te pafajesise, nga Policia jone ekspozohej si “kriminel”, perball restoraneve, kafiterive, si dhe nje numri te madh te qytetareve qe kalonin qofte ne kembe, qofte me veturat e tyre” shkroi Berisha.

Ai thotë se personit në fjalë i janë shkelur të drejtat të njeriut, pasi sipas tij, ai ekspozohej si ‘kriminel’ përballë restoranteve, kafiterive e qytetarëve që e shihnin atë.

“Pavaresisht te “berave” te ketij qytetari, trajtimi qe ai mori nga Policia ishte poshterues dhe perben shkelje flagrante te te drejtave te njeriut” shtoi ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera