Lajme

Avokati Bajraktari për rastin e Kajtazit: Dënueshmëria për këto vepra është deri në 5 vjet burgim

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 31 October 2024

Avokati Ardian Bajraktari ka kërkuar nga organet e drejtësisë që rastin e gazetarit Vehbi Kajtazi ta trajtojnë me urgjencë.

Sipas Bajraktarit duhet të vërtetohet nëse në rastin e Kajtazit ka elemente të veprave penale që janë kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe vepra tjera dënueshmëria e të cilave arrin deri në 5 vjet kur ato kryhen nga personat zyrtar.

“Rasti i gazetarit Vehbi Kajtazi është i papranueshëm. Organet e zbatimit të ligjit, Prokuroria dhe Policia duhet ta trajtojnë rastin me urgjencë. Procesi hetimor duhet të dalë me konstatimin, nëse ka ose jo elemente të ndonjërës prej veprave penale nga kapitulli XVII, veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut. Po ashtu, procesi hetimor do të përcaktojë nëse ka elemente të ndonjërës prej veprave penale si në vijim: Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve, nga neni 197, Përgjimi i paautorizuar, nga neni 201, Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara, nga neni 202 të Kodit Penal.
Ndëshkueshmëria për këto vepra penale është me burgim deri në 3 vjet, e kur kryhen nga ana e personit zyrtar, ndëshkimi është me burgim deri në 5 vjet. Liria e shprehjes dhe ajo e medias janë vlera të shoqërisë tonë, duhet të ruhen si syt e ballit”, thuhet në postimin e Bajraktarit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera