Fokus

Avokatët bojkotojnë Gjykatat (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 08 January 2019

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës ka vendosur të bojkotoj të gjitha gjykatat, Prokuroritë dhe Policinë në tërë territorin e Kosovës.

Kështu ka njoftuar Oda e Avokatëve të Kosovës duke treguar edhe arsyet për çfarë është marrë ky vendim.
“Këshilli Drejtues i OAK më datë 05.01.2019 në mënyrë unanime ka vlerësuar që Urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prizren e datës 08.08.2018 dhe rekomandimi i KGJK-së i datës 27.12.2018 paraqesin shkelje themelore të parimit të qasjes në drejtësi dhe si të tilla janë të papranueshme” thuhet në njoftimin e OAK, shkruan gazeta inFokus.

Kjo është arsyeja për të cilën Oda e Avokatëve dhe avokatët do të bëjnë bojkot të përgjithshëm deri në tërheqjen e këtyre vendimeve.

-Advertisement-

“OAK dhe avokatët nga data 09.01.2019 (ditë e mërkure), do të hyjnë në BOJKOT TË PËRGJITHSHËM, për të gjitha Gjykatat, Prokuroritë dhe Policinë në tërë territorin e Kosovës, kjo deri në tërheqjen e urdhëresës dhe rekomandimit nga KGJK” thuhet në njoftimin e OAK-ut.

Këto vendime të marra nga Këshilli Drejtues i OAK-së janë të obligueshme për avokatë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera