Lajme

Avni Zogiani tallet me Dukagjin Goranin

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 21 January 2018

Ish-kandidati i VV’së për Kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani është tallur me deputetin e VV’së, Dukagjin Goranin. Ka thënë se vetëm Gorani e kupton…

Reagimi i zyrtarit të VV’së ka ardhur pasi gazetari Adriatik Kelmendi publikoi një analizë në të cilin shkruan se Vetëvendosje do të ndahet kurse Partia e re që do të themelohet do të lidhet me Socialdemokracinë.

Vetëvendosje po mban sot zgjedhjet e brendshme për kryetar partie. Albin Kurti është i vetmi kandidat për të udhëhequr partinë në tri vitet e ardhshme.

-Advertisement-

Në këtë situatë, Vetëvendosje është ndarë në dy grupe. Njëri që e përkrahë Albin Kurtin kurse tjetri që e përkrahë Dardan Molliqajn, Visar Ymerin e Shpend Ahmetin.

Dukagjin Gorani, ish-Këshilltar i Hashim Thaçit, është pozicionuar në krahun e Dardan Molliqajt. Madje, për këtë arsye, një zyrtare e VV’së, Tinka Kurti e kishte akuzuar Goranin dhe Molliqajn si njerëz të SHIK’ut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera