Lajme

Avni Zogiani akuza të rënda Fisnik Ismailit: I more 3 milionë euro nga Posta dhe u bëre deputet

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 23 January 2018

Përplasjet brenda zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë të ndalur. Kriza për mospajtime në mes tyre veç po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Shumicën e kohës, anëtarët e “përbetuar” të këtij subjekti, po e zgjedhin Facebook’un për t’i nxjerr të “palarat’ e organizatës së tyre që deri më tani i kanë mbajtur të fshehura.

Avni Zogiani , ish kandidat për kryetar të Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur ironinë ndaj Fisnik Ismailit, dukë thënë se “Qenka prek ne seder edhe Fisi a?’, koment ky që zgjoi edhe reagimin e këtij të fundit.

Madje Zogiani, e ka akuzuar bashkëpartiakun e tij se për t’u bërë deputet, i shfrytëzoi 3 milionët e Postës së Kosovës.

-Advertisement-

I menjëhershëm ka qenë Fisnik Ismaili i cili ia ka kujtuar Zogianit se ai nuk arriti të zë ulëse në Kuvend, ani pse Vetëvendosje siç u shpreh ai, e priti atë me tepih të kuq. “Mos më fol mue për sedër, Avni. Ma, së paky ti”, ishte replika e tij.

Deputeti i VV’së duket se është shumë afër dorëheqjes nga VV. Ai së fundmi ka pranuar se në partinë e tij janë munduar që humbjet t’i paraqesin fitore.

“Vetë plot herë kam “spin” statusa në favor të Lëvizjes, edhe kur e dijsha që kemi gabue, e problemin e kisha kur brenda e ngritsha si çështje, por kurrkush nuk e pranojke se Lëvizja gabon. Bile edhe u kritikojsha për këtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Deputeti i VV-së, kishte marrë goxha para nga PTK-ja. Ai në vitin 2006 kishte nënshkruar një kontratë prej 3 milionë euro me PTK-në.

Dëshmitari i Zona Express, prodhim i Gazetës Express, kishte treguar një konflikt të Elvis Pistës me Fisnik Ismailin për një tender të PTK-së për fushatë marketingu.

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka kryetarin e saj të ri, liderin shpirtëror, Albin Kurtin. Pikërisht kandidimi i këtij të fundit për ta rikthyer udhëheqjen, besohet se ishte edhe arsyeja e përçarjes më të madhe në VV, nga ku shumë zyrtarë dhanë dorëheqje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera