Lajme

Avni Kastrati emërohet ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 17 November 2023

Avni Kastrati është emëruar ushtrues detyre të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Me rastin e emërimit nga kryeministri Albin Kurti, ai e ka njoftuar kreun e ekzekutivimit rreth sfidave dhe problemeve të shumta brenda agjencisë të cilat e kanë ngadalësuar edhe procesin e regjistrimit të popullsisë.

“Menaxhmenti i ri dhe një frymë e re e përkushtimit ndaj rezultatit është e domosdoshme për zbatim dhe finalizim të procesit të regjistrimit të popullsisë”, thuhet në kumtesë.

-Advertisement-

“Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai duhet bazuar në të dhëna të besueshme dhe profesionistë të përkushtuar ndaj suksesit të nismës”.

Më tej thuhet se Kastrati do ta njoftojë Kurtin në ditët e ardhshme për hapat e radhës në kuadër të procesit regjistrimit, pas sigurimit të pajisjeve teknike për këtë proces.
Albin Kurti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera