Fokus

Avni Dehari: Kushdo që të vijë në pushtet ne nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësinë

Autori: Hateme Smajli 20:26 | 02 November 2019

Babai i Astrit Deharit në një intervistë ekskluzive në emisionin Konak që është prodhim i gazetës inFokus tha se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për vdekjen e djalit pa marrë parasysh se kush vie në pushtet.

Ai thekson se drejtësia duhet të vihet në vend, shkruan Gazeta inFokus.

“Tash është rradha që Vetëvendosje të jetë në pushtet, por kushdo qoftë që vie në pushtet ne nuk do të pushojmë të kërkojmë drejtësi, Vetëvendosje jo për Astritin por e ka për obligim që ti zbardhë të gjitha rastet, ta vërë drejtësinë në binarë të duhur” thotë babai i Astritit.

-Advertisement-

Dehari gjithashtu thotë se duhet të krijohet një rend në drejtësi ku të gjithë trajtohen barabartë dhe nuk ka anime politike.

“Sikurse në fushat tjera edhe në drejtësi duhet të krijohet një rend një shtet ligjor ku qytetarët trajtohen njësoj nga të gjithë…Ne jemi detyruar të kërkojmë ekspertizë nga jashtë, e mira do të ishte që ekspertët tanë ta bënin po ta bënin si duhet dhe jo me anime politike, ta bënin si duhet ekspertizën dhe do të ishte gjithcka në rregull ” tha Avni Dehari./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera