Avioni ukrainas i rrëzuar në Greqi, nxirren trupat e pajetë të ekuipazhit

Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 18 July 2022
Trupat e pajetë e tetë anëtarëve të ekuipazhit të avionit ukrainas të mallrave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes, pasi avioni u rrëzua të shtënën mbrëma në Kavalla të Greqisë.
Në spitalin në Komotini ekspertët kanë ekzaminuar trupat e pajetë të anëtarëve të ekuipazhit. Më pas, trupat iu dorëzuan përfaqësuesve diplomatikë të Ukrainës në Greqi.
Shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk dihet. Zëdhënësi i zjarrfikësve, Janis Artofios, më herët tha se gjatë hetimit të kryer në vendin e rrëzimit të avionit nuk janë gjetur materiale të rrezikshme.
Ekipet e dominimit po vazhdojnë që të lokalizojnë municionin që është shpërndarë pranë vendit të rrëzimit të avionit.
Avioni, që ishte nisur nga Nishi i Serbisë, kishte anëtarë të ekuipazhit ukrainas. Avioni i cili u tha se po bartte armë serbe për në Bangladesh, u rrëzua në orët e vona të së shtunës.
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se avioni ishte në pronësi të kompanisë “Meridian” nga Ukraina, po transportonte 11.5 tonë armë që ishin nisur nga Serbia për në Bangladesh.
Stefanoviq konfirmoi gjatë një konference për media më 17 korrik se kompania ukrainase ishte pronarja e vetme e avionit dhe po bartte minahedhës dhe mina të tjera të prodhuara nga kompania serbe “Valir”.
Ai i hodhi poshtë pretendimet e disa mediave se armët janë nisur për në Ukrainë, duke thënë se ato janë “keqdashëse dhe të dëmshme për Serbinë”.
Sipas raportimeve, piloti i avionit kishte informuar autoritetet se kishte problem në njërin prej motorëve të avionit dhe atij iu kërkua që të ateronte në aeroportin e Selanikut apo atë të Kavallës.
Pasi u nis në drejtim të Kavallës, avioni u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të aeroportit, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë.
Të tjera
-
E zuri rryma, vdes një 14-vjeçar në Shqipëri
Një 14-vjeçar në Vaun e Dejës në Shqipëri, ka humbur jetën të martën, pasi ka...
-
Krasniqi, Begaj e Totaj drekojnë në Prizren
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë duke...
-
Zëdhënësi i AAK-së e quan Kurtin “hiç” e këshilltarin e tij Hoxha “viç”
Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka ka reaguar pas një deklarate të këshilltari...
-
E zuri rryma, vdes një 14-vjeçar
Një 14-vjeçar në Vaun e Dejës në Shqipëri, ka humbur jetën të martën, pasi ka...
-
Ky është 17 vjeçari që vdiq në Qyshk të Pejës
Sot rreth orës 15:00 një motoçiklist ka humbur jetën pasi ka goditur një shty...
-
“Bëni gati valixhet për të lënë shtëpitë”, lajm i keq nga Britania
Britanikët janë paralajmëruar të bëhen gati për të lënë shtëpitë e tyre si pa...
-
Rëndohet gjendja, shpallet situatë emergjente në veri të Krimesë
Autoritetet ruse në Krime kanë shpallur një “situatë emergjente” në veri të g...
-
Ramiz Lladrovci ka disa sugjerime për Kryeministrin Kurti
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i është drejtuar Kryeministrit Albin Ku...
-
Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë dy ditëve të ardhshme
KEDS ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme për shkak të punimeve do të ...
-
KEK-u jep detajet e fundit për gjendjen me energjinë elektrike në vend
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi me Korporatën Ele...
-
Kaq do të kushtojnë biletat në Lojërat Olimpike në Paris të vitit 2024
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se çmimet e biletave për lojërat ol...
-
Rryma pesëfish më e shtrenjtë – KEDS bën këtë veprim
KEDS ka bërë të ditur se kanë filluar takimet me institucionet për të diskutu...