Lajme

Avioni më i shpejtë në botë përplaset papritur në Siberi

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 26 April 2017

Një aeroplan ushtarak rus, i cili konsiderohet nga Rusia si më i shpejti në botë është rrëzuar në Republikën e Buryatias, në Siberi perëndimore.

Incidenti ndodhi pasi avioni  MiG-31 po zhvillonte një fluturim trajnimi mbi aeroportin e Telemba. Një helikopter është dërguar pothuajse menjëherë si pjesë e operacionit të shpëtimit.

“Aeroplani u rrëzua në një vend të shkretë. Të dy pilotët u nxorën shëndoshë e mirë. Ata janë gjetur shpejt dhe nuk  janë në rrezik për jetën “, tha Ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.

-Advertisement-

Avioni supersonik “MiG-3” i Forcave Ajrore Ruse është avioni më i shpejtë në botë , shkruan “RT”.

Me një lartësi maksimale prej 30,000 metrash, ai mund të fikë edhe satelitët me orbitë të ulëta dhe gjithashtu mund të kapë objektiva që fluturojnë me shpejtësi deri në pesë herë me shpejtësinë e zërit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera