Lifestyle

Avioni me pasagjerë ulet gabimisht në lumin e ngrirë

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 28 December 2023

Një avion Antonov-24 i periudhës sovjetike me 30 pasagjerë në bord, u ul mbi një lumë të ngrirë në lindjen e largët të Rusisë, për shkak të një gabimi të pilotit.

Ndonëse mund të konsiderohet si një ngjarje tepër e rrezikshme, avioni i kompanisë ajrore Polar Airlines An-24 u ul me sukses në lumin Kolyma që ndodhet në rajonin e Yakutia.

Por autoritetet kanë nisur një hetim për këtë incident dhe prokurorët bëjnë me dije se nga të dhënat paraprake bëhet fjalë gabim njerëzor të një prej pilotëve të avionit.

-Advertisement-

Pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa pamjet e avionit në mes të lumit të ngrirë u bënë virale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera