Lajme

Avioni me 43 persona në bord zhytet në liqen

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 06 November 2022

Moti i keq ka bërë që një avion me 43 persona në bord të zhytej në liqenin Viktoria në Tanzani, rreth 90 metra larg aeroportit.

Avioni i kompanisë “Precision Air” ishte planifikuar të fluturonte nga Dar es Salaam në aeroportin e Bukoba. Ai mbante 39 pasagjerë, dy pilotë dhe dy stjuardesa.

BBC raporton se pilotët bënë maksimumin dhe shmangën përplasjen e fortë. Deri tani, janë nxjerrë trupat e pajetë të tre personave, ndërsa 26 të tjerë janë shpëtuar.

-Advertisement-

“Operacioni i kërkim-shpëtimit është në vazhdim dhe ne jemi duke komunikuar me pilotët që kanë mbetur të bllokuar në kabinë”, tha Albert Chalamila, një zyrtar lokal.

Pamjet e bëra publike tregojnë avionin e zhytur në ujë, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tij qëndron mbi sipërfaqe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera