Lajme

Avioni del nga pista dhe përplaset me makinë në Teksas

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 14 Nëntor 2023

Një aeroplan i vogël me helikë kapërceu pistën ndërsa ulej në një aeroport të Teksasit dhe rrëshqiti, ku për pasojë u përplas me një makinë që po kalonte në rrugë.

Pamjet e kapura nga kalimtari Jack Schneider treguan përplasjen e avionit gjatë një ulje emergjente.

“Pashë aeroplanin që zbriste shpejt nga pista dhe e dija se ai nuk do të kishte kohë të ndalonte”, tha zoti ai për WFAA-TV të shtunën. “Është e qartë se po lëvizte shumë shpejt, gomat po xhironin.”

-Advertisement-

Drejtuesi i makinës është dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa dy personat në avion nuk kanë pësuar lëndime.

Administrata Federale e Aviacionit po heton shkaqet e rrëzimit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy