Fun & Video

Avioni del nga pista, 42 pasagjerë në bord mes jetës dhe vdekjes

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 19 October 2019

Një aeroplan PenAir që mbante një ekip noti të një shkolle të mesme në Alaska pësoi aksident. Si pasojë e aksidentit, mbeti një person i vdekur, pasi avioni doli nga pista në një qytet të vogël në Alaska, afër Detit Bering. Viktima e aksidentit të avionit është një 38-vjeçar nga Uashingtoni.

Ndërkohë, 11 nga 42 personat në bord janë plagosur, dy prej të cilëve kanë marrë dëmtime të rënda. Një hetues i aksidenteve të Administratës Federale të Aviacionit, u shpreh se kanë nisur hetimet për aksidentin, por pa dhënë shpjegime rreth shkaqeve të tij. Avioni doli nga pista rreth orës 5:40 me orën lokale të Alaskas në rrethana të panjohura.

Veç personit që humbi jetën dhe 11 të tjerëve të plagosur, asnjë nga fëmijët e ekipit të notit që ishin në bord, nuk u lëndua. Zyrtari i shkollës është shprehur se “fëmijët ishin mirë dhe hëngrën pica pas aksidentit”, megjithëse shtoi ai “ata janë të tronditur”. Dëshmitarët okular në vendin e ngjarjes, janë shprehur se avioni përfundoi rreth 500 metra larg pistës, afër një liqeni të vogël.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera