Fun & Video

Avioni bën ulje të detyruar pa goma, manovrat si piloti iu shpëtoi jetën 89 pasagjerëve

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 13 May 2019

Një avion u detyrua që të bëjë ulje emergjente pa gomat e para, duke krijuar momente paniku në aeroportin e Yangon, në Myanmar.

Ishin manovrat e pilotit ato që shpëtuan jetën e 89 pasagjerëve në bordin e ‘Embraer 190’, fluturim i Myanmar National Airlines.

Ulja emergjente u bë për shkak të një defekti, ndërkohë që gomat e para nuk u hapën, pavarësisht komandave të përsëritura.

Piloti kërkoi ndihmë nga kulla e emergjencës për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe pasi mësoi se gomat ishin bllokuar, vendosi që ta ulë avionin në tokë.

Kështu manovrat e uljes u bënë duke përdorur vetëm dy gomat e pasme, por që fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk u dëmtua.

Avioni bën ulje të detyruar pa goma, manovrat si piloti iu shpëtoi jetën 89 pasagjerëve on Vidnews.

Të tjera