Fun & Video

Avioni bën ulje emergjente në Malpensa, u dëmtua nga breshëri

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 14 July 2021

Një avion Boeing 777-31H i kompanisë Emirates ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Malpensës në Itali pasi u godit nga një stuhi e fuqishme breshëri.

Siç shihet dhe fotot, breshëri shkaktoi dëme jo të vogla në trupin e mjetit fluturues.

Avioni sapo ishte nisur nga Malpensa dhe kishte si destinacion Nju Jorkun, kur u përfshi nga stuhia.

Pilotët bën dy tentativa për t’u ulur dhe mezi ia arritën e fatmirësisht situata përfundoi me kaq pasi nuk pati të lënduar.

Të tjera