Lajme

Avionët ushtarakë serb përsëri mbi qiellin e Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 06 August 2018

Avionët ushtarakë të Serbisë do të fluturojnë përsëri mbi qiellin e Preshevës.

Sipas mediave vendase, kjo do të ndodhë për shkak të trajnimeve të rregullta të fluturimit.

Fluturimet mbi këtë zonë pritet të mbahen deri më 10 gusht, përderisa fluturime të ngjashme do të ketë edhe në Nish.

-Advertisement-

Muaj më parë shqiptarët e Preshevës ishin shprehur shumë të shqetësuar për fluturime të tilla, të cilat patën nisur pas arrestimit të politikanit serb Marko Gjuriq në veri të Kosovë. /inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera