Lajme

Avionë bombardues amerikanë mbi Korenë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 01 September 2017

Dy ditë pas lëshimit të raketës që kaloi mbi Japoninë, SHBA ka marrë masa ndaj Koresë së Veriut.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut organizuan një stërvitje ushtarake duke demonstruar fuqinë ajrore. Avionë bombardues amerikanë fluturuan mbi Korenë e Veriut, raporton Reuters.

Dy bombarduesit amerikanë u ngritën nga baza ushtarake amerikane në ishullin Guam, territor që Kim Jong ka kërcënuar se do ta sulmojë me raketa.

-Advertisement-

Stërvitja ushtarake dhe manovrat ajrore të SHBA-së dhe Koresë së Jugut ishin për t’i treguar forcën Koresë Veriore, e cila vazhdon të zhvillojë programin e saj bërthamor dhe të testojë raketat balistike.

Tensionet në gadishullin korean janë të larta, teksa javë më parë ka pasur kërcënime direkte mes Donald Trump dhe Kim Jong Un për sulme të ndërsjellta.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera