Lajme

Aviatori që bëri fluturimin e parë i vetëm rreth botës

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 22 July 2019

Aviatori amerikan Wiley Post më 22 korrik të vitit 1933 përmbushi fluturimin e parë i vetëm rreth botës.

Fluturimi në avionin me një motor mbuloi një itinerar prej 25 mijë kilometrash dhe zgjati 7 ditë, 18 orë dhe 45 minuta.

Historiani i aeronautikës Robert van der Linden, thotë se gjatësia e fluturimit të zotit Post nuk ishte e vetmja arritje.

-Advertisement-

“Më e rëndësishmja, të paktën e parë nga këndvështrimi ynë, ishte aftësia e tij për të përdorur aparaturat në avion, veçanërisht, drejtuesin automatik, si dhe pajisjen radiofonike për orientim, e cila e ndihmonte shumë në drejtimin e avionit. Pa dyshim, përdorimi i drejtuesit automatik ia lehtësonte së tepërmi punën gjatë fluturimit”, u shpreh ai.

Wiley Post u vra në një aksident ajror në Alaskë në vitin 1935. Në këtë aksident vdiq edhe miku i tij, humoristi amerikan Will Rogers.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera