“Aventurat e Ensara Halilaj në Vechta të Gjermanisë”
Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 21 August 2023
Zyra Ndërkomëtare në UNI – Universum International College, është prej instancave më aktive në këtë institucion. Përmes kësaj zyre, shumë studentë kanë arritur të përfitojnë bursa semsestrale jashtë vendit.
#UNI-Universum International College powered by Arizona State University është institucioni no #1 në rajon për numrin e universiteteve partnere dhe mundësitë për sudime jashtë vendit.
Gjermania mbetet si top destinacioni për studentë të Universum International College. Spanja është top destinacion për stafin akademik dhe administrativ të Universum duke u pasuar nga Portugalia dhe Polonia.
UNI Study Abroad Office ka përfunduar vitin akademik 2022/2023, duke implemtuar 𝟑𝟕𝟐 shkëmbime gjatë këtij viti akademik. Ndërsa, numri i përgjithshëm i Erasmus+ mobiliteteve të realizuara nga Kolegji Universum është 𝟭,𝟮𝟯𝟰 studentë dhe staf.
Një prej tyre është edhe Ensara Halilaj e cila më tutje do na tregoj për eksperiencat e saj në Universitetin Vechta të Gjermanisë.
“Ka një shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe vendesh të këndshme të cilat UNI t`i ofron për të studiuar për një semester. Pas hulumtimit dhe mendimit të kujdesshëm, destinacioni përfundimtar për mua ishte Universiteti i Vechta-s në Gjermani. Kjo zgjedhje ishte e menduar mirë dhe ishte i përsosur për qëllimet dhe synimet e mija. Aty përjetova një sistem të ri të arsimit dhe një kulturë ndryshe, zhvillova shkathtësitë gjuhësore dhe fitova njohuri të reja që do më shërbejnë në të ardhmen”
Mundësitë të cilat i ofrohen studentëve gjatë studimeve jashtë vendit janë të shumta që nga banimi, udhëtimet e deri tek shkembimi i kulturave me student nga e gjithë bota, këtë më së miri e potencon vetë Ensara,
“Kampusi ka ndërtesa moderne të dedikuara për laboratorët, bibliotekën dhe resurset e avancuara të mësimit. Kjo gjithëpërfshirje e mundësive dhe resurseve e bën kampusin një vend të frytshëm për të mësuar, eksploruar dhe zhvilluar potencialet e studentëve në mënyrë të aftë dhe të frytshme.”
Krahas mundësive më të mira të studimit, qëndrimi në vendet Evropiane pasurohet edhe me vizita në vendet më të mira të Shteteve që zgjedhni të studioni, siç e potencon më tutje Ensara
“Nëpër udhëtimet e mija gjatë qëndrimit në Gjermani, kam eksploruar qytete të njohura si Bremen, Münster, Hamburg dhe Hannover, duke kaluar nëpër rrugët e tyre karakteristike dhe duke zbuluar kulturat e ndryshme të këtyre destinacioneve. Kjo larmi e bëri përvojën time edhe më të pasur dhe të frytshme, duke u njohur me peisazhe të ndryshme dhe duke shijuar pamjet e bukura që çdo qytet ofron.”
Përveç Gjermanisë Ensara vizitoi edhe Alpet Zvicërane
“Në këtë udhëtim të veçantë, kam pasur mundësinë të përjetojë një kulturë të re dhe peizazhe të mahnitshme të Alpeve Zvicerane”
Përgjatë qëndrimit për një semester studentët kanë mundësinë që përveç vizitave në vende të ndryshme, ata njohin edhe shumë njerëz dhe kultura të ndryshme, siç vazhdon më tutje Ensara
“Për pesë muajt e programit të shkëmbimit, ndjenja ishte sikur kisha udhëtuar në një botë të tërë, ndonëse kisha vizituar vetëm një pjesë të Evropës. Studentët ndërkombëtarë nga shumë vende të botës u bashkuan në një qytet dhe shkollë. Kam krijuar miqësi me shumë studentë nga kontinente të ndryshme, përfshirë Korenë e Jugut, Meksikën, Poloninë, SHBA-në, Greqinë, Gjermaninë dhe vende të tjera të Amerikës Latine.”
Bëhu #UNI dhe përfito bursë të plotë semestrale Erasmus+ dhe studio në një nga 221 universitetet partnere të #UNI në Evropë
#Apliko këtu: https://universum-ks.org/apliko/
Të tjera
-
Apeli vërteton dënimin me burgim ndaj dy të miturve për vrạsjen e 18-vjeçarit në Podujevë
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 10 vjet burgim për të miturin e parë...
-
Haradinaj: Rritja minimale e pensioneve duhet të jetë 50%, e jo 20%
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Anëtarësimi, Shqipëria nis bisedimet konkrete me BE-në
Shqipëria nisi sot bisedimet konkrete të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ...
-
Bajrami: VV-ja dhe Dejona duhet të ndëshkohen nga populli, kanë bërë pazare në dëm të qytetarëve
Sipas deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, VV-ja dhe Dejona Mihali duhet...
-
Seanca e jashtëzakonshme për faljen e ambalazhuesve të ujit, PDK-ja propozon anulimin e vendimeve për shlyerjen e borxheve
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen nesër në një seancë të jas...
-
“Së shpejti del e vërteta, dikush do të turpërohet” – Deputeti Enver Dugolli e mbron Kusari Lilën për komunikimin me Radojiçiq
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli,i ka dhënë përkrahje shefes s...
-
Në kafenenë e preferuar të Kadaresë – Sadriu publikon pamje me Presidenten të shkrepur në Paris në “momente reflektimi”
Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka publikuar një fotografi me Presidenten Vjo...
-
Sarrazin: Evropianët kanë të njëjtat qëndrime për sanksionet ndaj Dodikut
Lëvizje pozitive e ka quajtur emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manue...
-
Balje: Heqja e vizave për Bosnjën ndër momentet më të rëndësishme për neve si boshnjakë
Komuniteti boshnjak në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës ...
-
Gërvalla takon ambasadorin Orav: Kosova pret trajtim me urgjencë të kërkesës për anëtarësim në BE
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
-
Vendosja e gurëve në shinat e hekurudhës, Trainkos: Akt me elemente terroriste
“Akt sabotimi me elemente terroriste”. Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trai...
-
Reagon LDK për mesazhet Mihali-Krasniqi: Strukturë kriminale, menaxhuan edhe oraret e reduktimeve të rrymës
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi u publikuan komunikimet mes koor...