Avdyli: Veprimi i Teuta Rugovës i pajustifikueshëm
Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 04 September 2018
Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka kritikuar bashkëpartiaken e tij, Teuta Rugava, pasi kjo e fundit ishte prezente në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e të cilën e bojkotoi opozita.
Avdyli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se veprimi i Teuta Rugovës ishte në kundërshtim me vendimin e LDK-së.
“Normalisht ne nuk kemi kontroll ndaj deputetëve, por mendoj se është një veprim i pajustifikueshëm dhe një veprim i pakoordinuar me LDK-në”, tha ai.
Avdyli ka thënë se LDK ka grupin dhe veprimet e këtij subjekti sot janë prezantuar vetëm nga Avdullah Hoti.
“LDK e ka kryetarin e grupit parlamentar, e ka kryesinë e saj, dhe të gjitha veprimet e marra si ajo që sot i ka paraqitur Avdullah Hoti janë qëndrime të LDK-së”.
Deputeti nga Prizreni ka thënë se në LDK mendimet ndryshe respektohen, por kur ato nuk janë në harmoni me strategjinë politike, janë të papranueshme.
“Ne në parti si çdo parti tjetër mund të ketë deputetë me mendime ndryshe, dhe në LDK mendimi ndryshe respektohet mjaft mirë, por kur mendimet nuk janë në harmoni me strategjinë tonë politike, ne nuk mund t’i përkrahim”, deklaroi Haxhi Avdyli.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...