Lajme

Avdyli thumbon PDK-në: Ishin të nervozuar sot në Kuvend, sigurisht jo për shkak të targave

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 10 November 2022

Deputeti i Listës Guxo në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës shkoj në pauzë për të vazhduar sërish seancën nga ora 15:00.

Avdyli ka thënë se deputetët e opozitës konkretisht të Partisë Demokratike të Kosovës, sot në Kuvend ishin shumë të nervozuar, e që shanë, fyen e ofenduan.

Ai i ka thumbuar këtë deputetët e kësaj partie duke thënë se sigurisht kjo nervozë nuk vie për shkak të vendimit për targat dhe ndaljes së kontrabandës në veri.

-Advertisement-

“Si asnjëherë më parë, sot në Kuvendin e Kosovës, ka pasur nervoz, sharje e provokime nga kolegët tanë kryesisht nga PDK-ja. Nuk besoj që kjo nervoz po vie që u ndalën tabelat ilegale KM e as që u mbyllen rrugët e kontrabandës në veri”, shkruan Avdyli.

Kujtojmë se në seancë, zv. kryeministri Besnik Bislimi akuzoi deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin se e kërcënoi, duke ftuar prokurorinë të hetoj rastin.

Derisa nga prokuroria kanë konfirmuar për Infokus se tashmë kanë nisur hetimet për këtë  rast./Gazeta Infokus/

Bislimi tha se u kërcënua nga Tahiri, ky i thotë se ka probleme psikike

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera