Lajme

Avdyli pas takimit me Walkerin: S’është problem kryeparlamentari, koalicionin në afat kushtetues

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 13 January 2020

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, pas takimit me ish-shefin e misionit të OSBE-së, William Walker, tha se sa i përket koalicionit me VV-në kanë mbetur që të diskutohen edhe disa detaje të vogla, raporton Ekonomia Online.

Sa i përket pozitës së kreut të Kuvendit, ai tha se kjo nuk është çështja ku këto dy parti nuk po mund të merren vesh, ndonëse në këtë pozitë është zgjedhur Glauk Konjufca i VV-së.“Nuk është pengesë kryeparlamentari ka edhe formal të tjera, do të gjende formula e duhur që edhe LKD-ja do të jetë komod në atë Qeveri”.“Për kohën nuk mund të them, por besoj në afate kushtuese do të arrihet marrëveshja.

Për detajet nuk mund të flas, mund të flasin liderët që janë pjesë e diskutimeve”.Ai tha se e kuptojnë frustrimin e qytetarëve, por këto janë diskutime që ndodhin në të gjitha shtetet.“Ai ishte i interesuar të njoftohet për zhvillimet në përgjithësi. Nënkryetarja Osmani e njoftoi që sa më shpejt është duke u shikuar mundësia të ndodh koalicioni”.“…besojmë që ky koalicion do të ndodh.

-Advertisement-

Këto jonë diskutime që ndodhin në të gjitha shtetet, përfundimi do të jetë në të mirë të qytetarët ku do të ketë një koalicion i balancimit të pushtetit”.Deputeti i LDK-së, ka thënë se edhe në struktura të partisë kanë vullnet për koalicion.Por sipas tij, për ofertat e mundshme vendos Isa Mustafa, kreu i partisë, së bashku me nënkryetaren Osmani që janë autorizuar nga Këshilli i Përgjithshëm.Ish-ambasadori i OSBS-së, William Walker, ka ardhur në Kosovë me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut.Walker është takuar me Vjosa Osmanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera