Lajme

Avdyli: Koalicioni LVV-Guxo, do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2029

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 17 November 2021

Deputeti i Listës ‘Guxo’ që vepron në Grupin Parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli, ka komentuar rezultatin e balotazhit në zgjedhjet lokale.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se për rezultatin e arritur nga disa parti kanë ndikuar shumë faktorë.

“Për zgjedhje lokale u bënë bashkë krejt Partitë, analistë,  portale, biznese legale e nëntoka ish politikanë e shumë tjerë që investuan çdo gjë nga arsenali tyre për të ardhur deri te ky rezultat. Mirë shumë. Ju themi urime”, tha Avdyli.

-Advertisement-

Tutje theksoi se ndaj tij është dukë u bërë një fushatë denigruese në rrjetet sociale.

“Por ajo që vërehet këto muajt e fundit e veçanërisht ditët e fundit, e unë e vërejta edhe dje që ku pata mbi 100 telefonata të mediave e mbi dhjetëra artikuj portalesh e mos te flasim për komente banale me emrin tim të biznesmenëve të pseudo portaleve. Qëllimi është si kristali. Të ushqejnë përçarje, e ndjellin pakënaqësi e tronditje mes koalicionit të Listës së referendumit të 14 shkurtit. Dhe sipas tyre shigjetat duhet orientohen te hallka më dobët, (e menduar nga ata) te Ministrat, deputetë e aktivistë nga Lista Guxo. Por kot e keni. Ju nuk po na njifkeni mirë. Nuk jemi brymë që na shkrinë dielli i parë. Mos harxhoni para, energji për shpifje e shkrime koti”, deklaroi ai.

Sipas tij, koalicioni LVV-Guxo, do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2029.

“Koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së Kosovarëve do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë  më i fortë e funksional. Prandaj të dashur miq që pajtohemi e që s’pajtohemi , qetësohuni,  përgatituni të përshtateni me udhëheqjen e Kosovës nga Presidente Vjosa Osmani, e kryeministër Albin Kurti edhe për shumë vite. Qëllimi është që pas zgjedhjeve të 2025, të vazhdohet edhe një mandat. Sepse Kosova ka nevojë për standardin e ri te udhëheqjes së tyre. Në 2029 ndoshta është larg, e dikujt nuk i pritet por vetëm atëherë ne do bëjmë vlerësimin e këtij bashkëpunimi 8 vjeçar”, shkroi Avdyli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera