Lajme

Avdyli i reagon ashpër Musliut pas deklaratave të deputetës për Vjosa Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 15 December 2022

Haxhi Avdyli, deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar ashpër deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e cila ka thënë se “Vjosa Osmani hyri në Kuvend me 100 kg pesh dhe do të dalë me 50 kg”.

Avdyli nuk ia përmendi Musliut emrin sepse tha se “nuk ia vlen”, por tha se kjo gjuhë është fyese edhe për ata që e kanë votuar.

“Gjuha fyese nga një femër deputete si kjo ( që as emrin sia vlen ti përmendet) është fyese më së shumti për ata që kanë votuar një deputete të tillë”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

-Advertisement-

“Të mbetur të vetmuar në çmendinë e tyre dhe pa argumente politike për të kritikuar Presidenten as për keqpërdorime e as për pazaret për tokat e Kosovës, atëherë personat e tillë shpirtzi ashtu si e kan shpirtin e mendjen dinë të bëjnë vetëm fyerje e të shpërndajnë vrerë”.

“Skena politike po ndotet nga persona të tillë, por përparimi i Kosovës sdo ndotet as ndalet me liderë të përgjegjshëm si Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu”, ka vazhduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera