Lajme

Avdyli i LDK’së: Boll ma, bëjeni më atë marrëveshje të koalicionit

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 18 January 2020

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook, duke ju thënë LDK’së e Lëvizjes Vetëvvendosje bëjeni më atë marrëveshje të koalicionit.

Ai tha se nëse kjo marrëveshje nuk do të bëhet, deputetët e zgjedhur do të gjykohen si të paaftë, interesgjinjë e cikrrimtarë.

“Nëse koalicioni LDK-VV dështon, per të cilin të gjithë ne të votuarit e LDK-së por edhe të VV-së jemi zotuar para secilit qytetar që na besoi, atëherë do gjykohemi si të paaftë, interesgjinj, e cikrrimtarë jo të denjë për të materializuar vullnetin për ndryshim”, ka shkruar Avdyli.

-Advertisement-

Deputeti e citoi edhe kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK’së në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmanin, e cila po thotë se vullneti qytetar duhet të jetë mbi të gjitha.

“Me te drejtë, Vjosa Osmani, vazhdimisht thekson se vullneti qytetar duhet te jete mbi te gjitha, sepse 206.000 votuesit tanë , votuan për ne duke BESUAR në ndryshim, e kundër keqqeverisjes së PAN-it. Çdo kush që mendon ta tjetërsoi këtë BESIM, sdo lejohet, as nga ne e as nga ata 206.000 votues”, ka thënë deputeti.

E në fund tha boll ma. Bëjeni atë marrëveshje të koalicionit.

“Koalicioni i territ ,edhe mund bëhet duke shkelur mbi heshtjen e mosveprimin tonë, ndoshta edhe për disa minuta bëjnë marrëveshje për pushtet, por ka ardhë koha me thënë të gjithë ne BOLL MA. Bëne më atë marrëveshje të koalicionit VV-LDK , e tejkaloni interesat e matura me miligram, sepse shteti e Kosova është mbi ne. Sepse ne u votuam për ndryshim të gjendjes, e jo vazhdim të amullisë”, theksoi Avdyli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera