Lajme

Avdullah Hotit i kërkohet nje vendim i menjëhershëm nga bizneset

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 20 November 2020

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë një takimi me kryeministrin Avdullah Hoti, kanë kërkuar që të largohet menjëherë̈ kufizimi i lëvizjes dhe orës policore për bizneset.

“OAK kërkoi edhe njëherë nga Kryeministri heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK po ka në vazhdimësi me bizneset dhe ankesat që OAK po pranon në vazhdimësi nga bizneset”, thuhet në komunikatë.

Përveç këtyre kërkesave, OAK kanë kërkuar që të ketë edhe mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët.

Ndërsa sa i përket Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, nga OAK u kërkua që të përfshihen edhe disa kërkesa të bizneseve./Gazeta inFokus/

 

Të tjera