Lajme

Avdullah Hoti udhëton për Paris, pritet të takojë Macron

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 06 July 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sot ka udhëtuar për në Paris ku pritet të takojë kryeministrin Francez Emmanuel Macron, shkruan inFokus.

Takimi i Hotit dhe Macron do të realizohet në vazhdën e vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë
.
Ky takim po realizohet para takimeve të paralajmëruara nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen me 12 korrik në raundin e ri të bisedimeve dhe para takimit të paralajmëruar të 10 korrikut ku pritet që presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel do të mbajnë një samit, me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera