Lajme

Avdullah Hoti tregon nëse ka ofruar dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 27 November 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas lajmeve se ai ka dhënë dorëheqje.

Hoti ka shkruar në Facebook se lajmet rreth dorëheqjes së tij nuk janë të vërteta.

“Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta.

-Advertisement-

Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19”, ka shkruar ai.

Gjithashtu Hoti ka thënë se pavarësisht situatës dorëheqja asnjëherë nuk ka qenë opsion për atë.

“Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion”, thuhet në njoftimin e kryeministrit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera