Lajme

Avdullah Hoti: Teuta Rugova nuk do ta votoi Ramush Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 09 September 2017

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se sot do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet qeveria e re, por ai dyshon se seanca do të mbahet përshkak të mungesës së Listës Serbe.

“Ne do të marrim pjesë në seance, presim të fillojë në ora 16:00, por me gjasë seanca nuk do të fillojë për shkak të Listës Serbe, e ky është turpi më i madh për vendin të kthehemi prapa dhe të varemi për çdo proces nga Beogradi”, ka thënë Hoti.

Ai thotë se kanë pranuar një material të shkruar copë-copë nga i mandatuari për kryeministër.

-Advertisement-

“Ka pasur shumë konspiracion për Teuta Rugovën dhe disa të tjerë që kanë qenë të pavërtëta ajo nuk ka votuar as kryetarin e Kuvendit e këtë gjë do e shihni edhe sot, do të vërtetohet”, ka thënë ai.

Nga sot e tutje, sipas Hotit fillon lufta demokratike kundër kësaj qeverisje.

“Votën e Teuta Rugovës do ta kuptoni sot, do të bindeni se nuk do ta votojë pro”, ka thënë Hoti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera