Fokus

Avdullah Hoti takohet me krerët e sigurisë në Kosovë, asnjë fjalë për Karaqevën

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 11 August 2020

Ditë më parë u ngritën shqetësime të mëdha, pasi ushtria serbe hyri në territorin e Kosovës.

Kjo duke patrulluar nër fshatin kufitar në Karaqevë, shkruan gazeta Infokus.

E një gjë e tillë shqetësoi jo veç banorët e asaj zone.

-Advertisement-

E Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, tash është takuar me krerët e sigurisë së vendit.

Kjo duke filluar prej ministrisë së Punëve të Brendshme, asaj të Mbrojtjes, Inteligjencës, Ushtrisë e Policisë, shkruan gazeta Infokus.

Por, pas këtij takimi virtual, në njoftimin e Hotit, askund nuk përmendet rasti i Karaqevës, ku hynë ushtria serbe.

“Sot kam mbajtur një takim virtual me drejtuesit e institucioneve të sigurisë së vendit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në vend dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale në fushën e sigurisë.

Pjesëmarrës në këtë takimi ishin ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Në këtë bashkëbisedim, i kam falënderuar përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë në vend për përkushtimin dhe angazhimin e shtuar të tyre për përballimin e gjendjes së krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19. Po ashtu, kam kërkuar që ky përkushtim dhe ky mobilizim i këtyre institucioneve të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që kërkova edhe koordinimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, e në veçanti me KFOR-in, si një partner strategjik i Kosovës në fushë të mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e Hotit.

Ndërsa nga KFOR, kishin thënë që ushtria serbe ka patrulluar në bashkëpunim me ta./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera