Fokus

Avdullah Hoti “takohet” me bordin e Telekomit, iu premton mbështetje pasi Devollët ua bllokuan paratë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 10 August 2020

Telekomi i Kosovës është buzë falimentimit.

Kjo pasi kësaj ndërmarrjeje edhe ju kanë bllokuar xhirollogaritë, shkaku i borxhit ndaj Z-Mobile, shkruan gazeta Infokus.

E Kryeministri Hoti, i ka premtuar mbështetje kësaj ndërmarrje.

-Advertisement-

Këtë premtim Hoti e ka bërë pas takimit virutal së bashku me ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuçi, që e pati me Bordin e Telekomit.

“Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës

Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit.

#QeveriaHoti”, ka thënë Hoti./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera