Lajme

Avdullah Hoti: Sot aprovuam ndarjen e 10 milionë eurove për komunat e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 14 September 2020

Kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti po thotë që në mbledhjen e kësaj të hënë të Qeverisë së Kosovës u aprovua ndarja e 10 milionë eurove për komunat e Kosovës.

Kjo në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Infokus.

Nga këto para deri në 300 mijë euro do të ndahen për komunat e madhësisë së vogë, ndërsa deri në 200 mijë do të jenë për komunat që kanë qenë në izolim gjatë pandemisë.

-Advertisement-

E 6 milionë euro do të jenë mbështetje financiare për komunat bazuar në numrin e popullsisë.

“Sot kemi aprovuar kriteret për ndarjen e 10 milionë eurove për komunat e Kosovës, në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

✅ Deri 300 mijë euro – për komunat e madhësisë së vogël,

✅ Deri 200 mijë euro – për komunat që kanë qenë në izolim gjatë pandemisë, dhe

✅ Mbështetje financiare për komunat, bazuar në numrin e popullsisë, në vlerë prej 5 milionë euro.

Më shumë nga mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovës në këtë link 👇

https://kryeministri-ks.net/qeveria-e-kosoves-miratoi-pese-projektligje-dhe-vendime/

#QeveriaHoti”, ka shkruar Avdullah Hoti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera