Fokus

Avdullah Hoti rrit standardin pasi la qeverinë: Nga Opel kalon në BMW X3

Autori: D.Geci 16:38 | 15 April 2021

Sa ishte kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, voziste një makinë jo shumë të shtrenjtë.

Në media ka qarkulluar lajmi se Hoti vozitë një veturë të markës, OPEL VECTRA, shkruan Gazeta Infokus.

Por si duket ish-kryeministri “ka kursyer para” gjatë kohë në ekzekutiv për të rritur komoditetin në vozitje.

-Advertisement-

Ai tani vozitë një makinë luksoze të tipit BMW X3.

Gazeta Infokus ka siguruar fotografi të veturës se re të Hotit, e cila gjendet pranë banesës së tij në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Madje burimet e Gazetës Infokus kanë konfirmuar se e kanë parë Hotin duke vozitur të njëjtën veturë.

Gazeta Infokus ka provuar të kontaktoj me Avdullah Hotin lidhur me këtë çështje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Më poshtë gjeni fotografitë e veturës së re të Hotit./Gazeta Infokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera