Lajme

Avdullah Hoti me rreth 50 mijë euro të hyra në vit (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 14 June 2017

Kandidati i koalicionit LDK-AKR për kryeministër, Avdullah Hoti, ka deklaruar të hyra vjetore familjare prej rreth 50 mijë euro, shkruan portali “Zeri.info”.

Ai ka deklaruar rreth 12 mijë euro pagë nga Universiteti i Prishtinës, mbi 8000 euro nga kolegji privat “Dardania” dhe 21 mijë euro pagë nga Ministria e Financave.

Ndërsa bashkëshortja e Hotit ka deklaruar rreth 5800 euro të hyra në vit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, raporton “Zeri.info”.

-Advertisement-

I pari i Financave në Kosovës po ashtu ka deklaruar rreth 3000 euro të hyra nga qiraja e banesës, 1200 euro honorar për mentorimin e një studenti në studime të doktoraturës, si dhe 119 euro honorary nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, raporton Zeri.info.

Ai po ashtu i ka deklaruar rreth 25 mijë euro para të gatshme dhe dy banesa që vlejnë rreth 130 mijë euro. /Zëri/

Image

Image

Image

Image

Image

Image 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera