Fokus

Avdullah Hoti “rehaton” dasmorët para nisjes për në dialogun me Serbinë

Autori: Halil Berisha 10:46 | 24 June 2020

Këto ditë liderët e vendit do të ballafaqohen me takime të vështira e vendime jetike për shtetin e Kosovës.

Por, si duket, nuk është veç takimi njëherë në Bruksel e pastaj në Shtëpinë e Bardhë në Uashington që do ta bëjnë me liderët serb, me ndërmjetësim të BE-së e SHBA-ve, që po u merr  vëmendjen liderëve, shkruan gazeta Infokus.

Në mesin e këtyre gjërave, një ditë para fillimit të këtyre takimeve, kohën e udhëheqësve shtetërorë, po e merr edhe një çështje tjetër, dasmat.

-Advertisement-

Madje, me këtë çështje veç ministrave po merret edhe shefi i tyre në Qeveri, Kryeministri Avdullah Hoti.

Pas raportimeve të mediave që nga 1 korriku do të lejohet mbajtja e dasmave, një gjë të tillë fillimisht e vëri në pikëpyetje vet ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, i cili sqaroi se ende nuk është marrë një vendim i tillë, ani se po sqarohet.

Por, pas tij, me këtë çështje tash po merret edhe kryeqeveritari Avdullah Hoti, shkruan gazeta Infokus.

Kjo duke e thënë të njëjtën gjë sikur ministri, veç se duke shtuar që më 1 korrik do të ndodhë një takim për këtë çështje.

“Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve. Më datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj #COVID19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla”, ka thënë Hoti.

Hoti gjithashtu ka shkruar që po monitorohen të gjitha masat lehtësuese që janë marrë.

“Të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani, janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komisioni brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Prandaj, kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe t’i respektojnë masat. Në të kundërtën, në rast të përkeqësimit të situatës, prioritet mbetet jeta e qytetarit dhe do të fillojmë me aplikim të masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit!”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se një çështje e tillë po diskutohet në kohën kur ka filluar lehtësim i masave kufizuese, por në të njëjtën kohë edhe që është përcjell me shtim të numrit të të infektuarve me COVID-19./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera