Lajme

Avdullah Hoti: Priten vërshime, ushtria është në gatishmëri

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 05 August 2020

Reshjet e shiut kanë kapluar krejt Kosovën.

E kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, po thotë që sipas Institutit Hidrometeorologjik priten edhe vërshime, shkruan gazeta Infokus.

Andaj Hoti ka lajmëuar që ushtria është në gatishmëri për të intervenuar.

-Advertisement-

“Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat. Sapo i njoftuam Kryetarët e Komunave se dy ministrat, Veliu dhe Quni, janë angazhuar tanimë”, ka thënë Hoti./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera