Sport

Avdullah Hoti pret në takim Haxhi Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 14 October 2020

Kryeministri i Kosovës, Avullah Hoti, ka pritur sot në zyrën e tij, Robin Haxhi Krasniqin, i cili të shtunën u shpall kampion bote në boks për kategoritë e mesme, shkruan Gazeta inFokus.

Hoti, përmes faqes së tij zyrtare në facebook ka treguar për takimin me Krasniqin, duke thënë që ai është një inspirim për të rinjtë.

“Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës në Boks.

-Advertisement-

Sot, pata nderin ta pres dhe ta përgëzoj për titullin. Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat” ka shkruar Hoti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera