Lajme

Avdullah Hoti: Po na presin në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, nëse e heqim taksën

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 27 February 2020

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7 ka thënë se nëse nesër hiqet taksa pa kushte dhe pa reciprocitet, ne të martën jemi në Shtëpinë e Bardhë për dialog.

“Nëse taksa hiqet nesër, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun”, është shprehur Hoti.

Hoti ka thënë se “Java tjetër është momentum i rëndësishëm në zhvillimin e dialogut”.

-Advertisement-

Hoti ka minimizuar propozimin e sotshëm të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera