Avdullah Hoti paralajmëron reduktim të administratës shtetërorë

Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 29 October 2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se procesi i reformës së Administratës Publike ka rol kryesor në Qeveri.
Ai ka thënë se me reduktimin në administratë rritët efikasiteti dhe kursehen paratë publike.
Këto komente Hoti i ka bërë në tryezën “Reforma e administratës publike: “Shtytja e saj përpara”.
“Një proces i nisur para dy qeverive, tani ka këtë rol kryesore brenda Qeverisë së Kosovës.
“Javën që shkoj ne kemi miratuar dokumentin për reduktimin e barrës administrative. Vlerësimet që i kemi prezantuar se reduktimi i barrës administrative dhe rritja e efikasitet të institucioneve do të na mundëson që të kursejmë paranë publike dhe të rrit GDP-in, por më e rëndësishmja është që të rritet llogaridhënia e institucioneve. Është e rëndësishme që nisim me zvogëlimin e agjencive”, ka thënë Hoti.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se nuk mund të ketë reformë të suksesshme pa dhimbje. Ai ka thënë se ky program ka për qëllim të shërbejë në realizmin e përfitimeve që kanë qytetarët.
“Konstatimi im i parë është që kurrë nuk do të ketë reformë të suksesshme që nuk prodhon dhimbje. Ne kemi marr disa tema të cilat mendoj se janë të rëndësishme të potencohen këtu. Ku program ka për qëllim të shërbejë në realizimin e përfitimeve që kanë qytetarët suke zvogëluar për 30% barrën administrative. Ne e kemi përfunduar ligjin për qeveri dhe e kemi dërguar të komisioni i
Venedikut”, ka thënë ai.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme , Agim Veliu e ka shtuar se e kanë në prioritet implementimin e reformës së Administratës Publike.
“Ne i kemi vënë vetes prioritet implementimin e reformës së Administratës Publike sipas parimeve të përcaktuara. Baza ligjore për zyrtarë publik ndryshon metodologjinë e rekrutimin në shërbimin civil. Ligji për administratën shtetërore vendos standardet e organizimit të mirëfilltë dhe llogaridhënës së administratës shtetërore. Zbatimi efektiv i pakos ligjore për reformën në administratën publike është prioritet i Qeverisë së Kosovës”.

Të tjera
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...
-
Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në F...
-
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ende nuk e kanë hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit: Po bëjmë përpjekje maksimale
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Z...