Lajme

Avdullah Hoti: Nuk do të humbi kohë si Albin Kurti, do të filloj punët menjëherë

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 21 May 2020

I dominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka folur për programin e rimëkëmbjes së ekonomisë pas pandemisë COVID-19 nëse ai do të bëhet kryeministër.

Hoti në RTV 21 ka thënë se për këtë gjë kanë punuar që nga dekretimi i tij nga presidentit i vendit, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se nuk do të humbë kohë si Albin Kurti por do të fillojë të punojë që në ditën e parë.

-Advertisement-

“Nuk do të shkoj aty të familjarizohem e të mësohem me zyret, por që në ditën e parë menjëherë pas një ore do filloj punën”

“Do të shihni një model komplet tjetër të qeverisje, do ofrojmë një qeverisje normale, kemi nevojë për një qeverisje që sillet normalisht që heqim nga përdorimi gjuhën konfrontuese”, ka thënë Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera