Lajme

Avdullah Hoti: Mund të kritikoni sa të doni por Kosova ka menaxhuar pandeminë si vendet Evropiane

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 17 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po thotë që kritika mund të ketë, por që Kosova ka menaxhuar pandeminë sikurse vendet e zhvilluara evropiane.

Hoti këtë e ka thënë pas akuzave të deputetëve ndaj menaxhimit të pandemisë që ka bërë Qeveria Hoti, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa ka thënë që po bëjnë maksimumin por që ndaj virusit nuk po mund të mbrohen as shtetet e zhvilluara.

-Advertisement-

“Mund të kritikoni sa të doni, por ju garantoj që menaxhimi i pandemisë në Kosovë është bërë në përputhje me praktikat e vendeve evropiane, e keni pa çka po ndodhë me numrin e rasteve të reja në Francë e Belgjikë e plot vende tjera, ne kemi shku duke marrë masa restriktive e jo liruese, i kemi gjet ato kapacitete të sistemit shëndetësor çfarë janë, po punojmë të ngrisim këto kapacitete. Besoj që tash po i shohim rezultatet e një pune intensive e masave restriktive që janë marrë në pjesën e parë të korrikut. Jemi në një fazë të re të hapjes së shkollave, ku mund të shtohet numri i të infektuarve. Nuk po mund të mbrohet Franca me krejt atë sistem të zhvilluar të shëndetësisë”, ka thënë Hoti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera