Lajme

Avdullah Hoti mbledh qeverinë, ja çfarë do të vendos

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 05 June 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot mbledh kabinetin e tij qeverisës.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës inFokus sipas të cilëve në mbledhjen e qeverisë do të diskutohet dhe do të merret vendimi për planin qeverisës.

Gazeta inFokus mëson se në këtë mbledhje do të miratohet programi i përbashkët qeverisës i LDK-AAK-NISMA dhe Lista Serbe.

-Advertisement-

Planin qeverisës Hoti e shpalosi para deputetëve të mërkurën para se të votohej për kryeministër të Kosovës ndërsa sot do të miratohet plani i detajuar.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës u votua për kryeministër të martën në Kuvendin e Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe 2 abstenime./Gazeta inFokus/   

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera