Lajme

Avdullah Hoti mbledh ambasadorët e Kosovës, u kërkon të jenë zë i fuqishëm i vendit

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 14 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një video-konferencë me ambasadorët e Kosovës që janë nëpër vende të ndryshme me misione diplomatike.

Hoti, në këtë takim online u ka kërkuar ambasadorëve që të jenë zë i fuqishëm i vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi sipas Hotit Kosova është në një fazë të rëndësishme të shtet-ndërtimit.

-Advertisement-

“E vlerësoj shumë rolin e ambasadorëve në forcimin e lidhjeve me vendet mike në të gjitha aspektet, e sidomos në orientimin euroatlantik të shtetit të Kosovës. Nga ambasadorët kam kërkuar që me punën e tyre të jenë zë i fuqishëm i Kosovës në botë, pasi që Republika e Kosovës është në një fazë shumë të rëndësishme të shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të përgjithshëm.

Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, në procesin e rimëkëmbjes ekonomike si pasojë e pandemisë COVID -19, si dhe në shumë procese nëpër të cilat është duke kaluar Kosova”, ka shkruar Hoti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera