Lajme

Avdullah Hoti i kundërpërgjigjet Dardan Molliqajt për ‘mungesë karizme’

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 19 May 2017

Fillimisht tërheqja e kryetarit të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, nga kandidimi për kryeministër e më pas edhe përzgjedhja e Avdullah Hotit, në mesin e shumë emrave të udhëheqësisë së LDK’së, për të nominuar ishin momente befasuese, madje edhe për vetë të mandatuarin e kësaj partie.

Hoti në emisionin Komiteti ka folur për rrjedhojën e nominimit të tij nga LDK’ja, i cili u përzgjodh në mes emrave si Lutfi Haziri, Agim Veliu e Haki Rugova.

Pas nominimit të tij, anëtarë të partive të tjera e quajtën të njëjtë me Isa Mustafën e Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje e kishte akuzuar për ‘mungesë karizme’ dhe si të paguximshëm për të luftuar, sipas tij, SHIK’un.

-Advertisement-

Hoti ka thënë se qytetarët e vendit nuk kanë nevojë për lider karizmatik, por për dikë që do të punojë për ta, gjë të cilën ai pretendon ta bëjë, nëse fiton zgjedhjet.

Behgjet Pacolli, tashmë partner i LDK’së në koalicionin parazgjedhorm kishte thënë se ‘ai është karizmatik ndërsa Hoti është teknokrat’, ky i fundit thotë se e merr me sportivitet dhe se i pëlqen e i përshtatet titulli teknokrat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera