Lajme

Avdullah Hoti ka një mesazh nga Kuvendi i Kosovës për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 03 March 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë nisur seancën e rregullt plenare duke u solidarizuar me shtetin e Ukrainës që po përballet me agresionin rus, shkruan Gazeta inFokus.

Fillimisht është mbajtur një minutë heshtje për të gjitha viktimat në Ukrainë, ndërsa me pas deputetët kanë mbajtur nga një pankartë ku shprehen mbështetjen për ukrainasit.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën”, thuhej në pankartat që deputetët e kuvendit i mbanin në duar.

-Advertisement-

E një mesazh për ukrainasit nga Kuvendi i Kosovës e ka dërguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka shkruar se demokracia, vlerat njerëzore dhe mënyra jonë e jetesës po mbrohen në Ukrainë.

“Parlamenti i Kosovës në mbështetje të luftës heroike të popullit të Ukrainës. Demokracia, vlerat njerëzore dhe mënyra jonë e jetesës po mbrohen në Ukrainë”, ka shkruar Hoti.

Në Kuvend është paraparë të diskutohet dhe miratohet një rezolutë për t’i kërkuar pesëshes së vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera