Lajme

Avdullah Hoti i gëzohet hapjes së kapitujve për anëtarësim të Shqipërisë në BE

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 16 October 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e kapitujve për anëtarësim të Shqipërisë në BE, është arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, thotë se me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht.

“Shqipëria hapi kapitujt për anëtarësim në BE. Kjo është arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i ka vendosur gjithë shqiptarët në rajon nën mbrojtjen e NATO-s. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht.  Urime Shqipërisë, Qeverisë së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve”, shkroi Hoti.

-Advertisement-

Po ashtu ai thekson se që dy vite nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy qeverive për të avancuar më tutje harmonizimin e politikave ekonomike e sociale, arsimore e shëndetësore, ambientale, energjetike e infrastrukturore./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera